Transmetuar më 22-02-2019, 08:10

Prej pak kohësh kishin hyrë në shtëpinë e re në Basildon, Essex, por një çift anglez u përball me një surprizë të frikshme.

Brenda në kasetën e tualetit të tyre, gjetën një gjarpër me ngjyrë blu.

Pas momenteve të frikës, Naomi Burdett iu drejtua RSPCA, një enti që merret me shpëtimin e kafshëve, i cili e mori zvarranikun.

U zbulua se gjarpri kishte gëlltitur një produkt pastrimi, çka i kishte shkaktuar edhe ngjyrën.

Zvarraniku mbi një metër i gjatë terrorizoi Naomin dhe Kevin, të cilët mbetën të shokuar nga mysafiri në shtëpi. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd