
Pamje të tmerrshme na vijnë nga Italia ku shihet dhunë ndaj të miturve.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar dy edukatore kineze duke tërhequr zvarrë, rrahur e shqelmuar fëmijët në një çerdhe në qytetin e Pratos.
Të dyja edukatoret, janë arrestuar nga policia italiane.
Zheng Moli, 38-vjeçe, dhe Hong Pingping, 26, akuzohen se kanë abuzuar me fëmijët e moshës 3 dhe 6-vjeçare në 41 raste të ndryshme.
Këto pretendime i ka dokumentuar policia me pamjet e kamerave të vendosura në objektin e çerdhes.
Nën akuzë është edhe një edukatore e tretë, ende e paidentifikuar.
Më poshtë keni pamjet e tmerrshme, ndërsa nuk këshillohet për personat me ndjeshmëri të lartë./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





