Transmetuar më 21-02-2019, 19:52

Myslim Murrizi, deputeti i Partisë Demokratike që nuk ka firmosur për djegien e mandatit sqaroi në rubrikën “Opinion” në News 24 arsyen pse e mori këtë vendim, kundër Partisë Demokratike.

“Kam qënë konstant në vendimin tim. Nuk jam i bindur si një ish-student dhjetori që ky është vendim i përkrahur nga aleatët tanë që bënë të mundur rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, pra nga Amerika”, tha Murrizi.

Deputeti i qarkut të Fierit, sqaroi ndër të tjera se “nuk gjykoj që është vendim i konsultuar me Amerikën që e sollën Partinë Demokratike në pushtet në 92-shin.

Shpresoj që ata t’i vënë fre këtij pushteti arrogant”, tha Murrizi më tej.

Deri më tani dy janë deputetët që kanë refuzuar djegien e mandatit, Murrizi i PD-së dhe Lefter Koka i LSI-së.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd