
Socialisti Taulant Balla ka deklaruar se “opozita e korruptuar nuk e pengoi dot aplikimin e prokurorëve për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion”.
Për mediat Balla tha se nuk ishte e pamenduar protesta në të njëjtën ditë kur u mbyllën aplikimet për SPAK.
“Nuk është rastësi që akti i i sotëm anti-demokratik i Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit ndodhi pikërisht në ditën e përfundimit të aplikimeve për SPAK dhe në ditën që Kuvendi duhet të votonte strukturën e institucioneve kryesore të Drejtësisë së Re:
Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLGJ) dhë Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP). Megjithatë Kuvendi i shqiptarëve do ta votojë në seancën më të parë javën e ardhshme.
Politikanët e korruptuar nuk e ndalin dot më, edhe me përpjekjen e sotme”, tha Balla.
Ndërsa tubime të tilla dhe lënien e mandateve, Balla i quan si të qëllimshme në një kohë kur na ndajnë edhe pak muaj nga mbledhja e Këshillit Europian, në qershor 2019-ës, për negociatat e Shqipërisë. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





