
Përfaqësues të Parlamentit çek u sugjerojnë palëve në Shqipëri të dialogojnë si e vetmja zgjidhje për të mos ndërprerë rrugën evropiane të Shqipërisë. Pas takimit me delgacionin çek kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla tha se opozita ka zgjedhur rrugën e gabuar për të ardhur në pushtet.
Në një konferencë të përbashkët për median, me kryesuesin e delegacionit çek, Balla u shpreh se me këtë veprim pakica kërkon të dëmtojë rrugën evropiane të Shqipërisë.
‘Marrja e pushtetit me dhunë, apo përpjekjet për deligjitimimin e proceseve demokratike është e papranueshme. Dorëzimi apo dorëheqje prej tyre është injorimi i vullnetit të popullit. Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën evropiane të Shqipërisë’, u shpreh Balla.
Ndërsa përfaqësuesi i delegacionit të Komisionit për Çështjet Europiane të Parlamentit të Çekisë, Ondrej Benesik në fjalën e tij u shpreh se Çekia e mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.
“Çekia ndjek zhvillimet dhe progresin e Shqipërisë në rrugën e intgrimit. Progresi, sidomos në reformën në drejtësi është tepër i kënaqshëm dhe është në rrugën e drejtë për antarësimin europian”, tha Benesik.
Duke komentuar vendimin e opozitës, Benešík deklaroi se fusha e betejës e një deputeti të opozitës është Parlamenti.
“Nga këndvështrimi Europiandua të them se një turbulencë politike në një situatë të tillë kur jeni përpara hapjes së bisedimeve për integrimin europian nuk është fatlume. Puna e opozitës është që të zëvëndësojë partinë që është në fuqi, por mjetet që duhet të zgjedhin duhet të jenë kushtetuese dhe në kuadër të ligjit. Kjo është një e drejtë që askush nuk mund tja marë opozitës, por dhe si deputet i opozitës dua të them se fusha e betejës e një deputeti të opozitës është Parlamenti”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





