
Postieri i Postës së Pogradecit është vënë në pranga ditën e sotme pasi akuzohet për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”.
Sipas policisë, 40-vjeçari me inicialet J. Sh falsifikonte dokumentet e marrjes së pagesave për pensionistët, me qëllim përvetësimin e shumave monetare nga pensionet dhe shpërblimet e tyre.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, e cila ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ka kryer veprimet procedurale dhe ka referuar materialet pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, që prej datës 23.01.2019./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





