Transmetuar më 21-02-2019, 14:50

Garda e Republikës ka mbajtur deri sot truproje në dispozicion të ish deputetit të PD, Sali Berisha dhe i ka tërhequr ata duke e lënë ish-kryeministrin pa ruajtje fizike.

Në një deklaratë për shtyp sot, Garda foli për heqjen e ruajtjes së zotit S.Berisha

“Lidhur me truprojet e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, ku përcaktohet se Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi”.

Në këtë mënyrë, zyrtarisht dhe publikisht, Garda e Republikës ka pranuar se ka mbajtur me truproje Berishën, shumë më tepër se koha e përcaktuar me ligj.

Sali Berisha dorëzoi postin e kryeministrit në shtator 203.

Sipas ligjit që citon Garda e Republikës, truprojet nga Garda në dispozicion të Berishës duhet të qëndronin deri në fillim të shtatorit 2016.

Por Garda ka vazhduar të mbajë Berishën me truproje edhe për afro tre vjet të tjera deri sot kur ka vendosur t’i tërheqë ata.

Garda refuzoi të japë sqarime përse ka paguar truproje për afro tre vjet, jashtë ligjit, për Sali Berishën. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd