
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane, është arrestuar nga policia e Beratit.
Në vijim të punës kërkimore dhe hetimore për kapjen e personave në kërkim, gjatë së mërkurës është lokalizuar, kapur dhe arrestuar B.Q., 51 vjeç, banues në Berat.
51-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali.
Kjo pasi Gjykata e Apelit Milano, Itali, në vitin 2014 e ka dënuar me 7 vjet dhe 6 muaji burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





