Transmetuar më 21-02-2019, 07:42

Ajo është një prej moderatoreve më të njohura shqiptare dhe ai një reper mjaft i dashur për publikun.

Dita e mërkurë ka qenë mjaft e veçantë për moderatoren nga Kosova, Elita Rudi dhe për bashkëshortin e saj, Gjiko.

Çifti janë bërë prindër për herë të parë, pasi mësohet se Elita ka sjellë në jetë fëmijën e tyre.

Lajmi është bërë me dije nga nëna e Gjikos, Lirije Gjikolli e cila ka publikuar një buqetë me lule shoqëruar me shkrimin “Është djalë”.

“Ndjenjë e veçantë, nga sot gjyshe”, ka shkruar nëna e reperit, duke dhënë lajmin e mirë.

Kujtojmë se çifti u martua në muajin shtator, ndërsa Elita ishte në fillimet e shtatzënisë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd