Transmetuar më 20-02-2019, 23:21

Atletico Madrid ka mposhtur Juventusin në stadiumin "Wanda Metropolitano", në ndeshjen e zhvilluar për Ligën e Kampioneve.

Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme në ndeshjen e parë të 1/8, u mbyll me rezultatin 2-0, për spanjollët.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e dytë Atletico Madrid shënoi dy gola të shpejtë me anë të Gimenez në minutën e 78′ dhe Godin në 83′.

Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet pas tre javësh në Torino./a.k/noa.al/