Transmetuar më 20-02-2019, 22:45

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka komentuar dorëzimin e mandateve nga opozita.

Ajo ka publikuar firmosjen e Sali Berishës, në rrjetet sociale dhe shprehet se kjo është një ndjesi jo e keqe.

Spiropali shkruan se duke e parë këtë copë letër i kujton shprehjen se "Komunisti më i zi është komunisti antikomunist".

Asnjë kënaqësi për këtë dorëzim të një opozite që pasi humbi zgjedhjet duke qenë në qeveri, humbi edhe debatin në Kuvend – megjithëse mori më shumë minuta se sa shumica qeverisëse dhe paçka se lideri që s’u bë kurrë gëzoi të drejtën e të njëjtave minuta si kryeministri! Por e pamundur ta fsheh sidoqoftë ndjesinë jo të keqe që më krijoi kjo fletë dorëzimi e bustit të shërbëtorit të Byrosë Politike, në këtë datë të shënuar bustesh të rrëzuara.

Duke e parë këtë copë letër m’u kujtua i pavdekshmi Vaclav Havel: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist! E lehtë rruga e lënë rrugëve Sali", shkruan ajo./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd