Transmetuar më 20-02-2019, 18:16

Minim të procesit demokratik e quan Prezenca e OSBE-së vendimin e opozitës për të djegur mandatet.

Në një reagim pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, OSBE nënvizon se një gjë e tillë “përbën një heqje dorë nga përgjegjësia e tyre për të përfaqësuar qytetarët që i kanë votuar.

Reformat thelbësore dhe gjerësisht të mbështetura po vonohen”.

Më tej nënvizohet se “Prezenca e OSBE-së këshillon fuqishëm që të mos ndërmerret asnjë përpjekje për të tronditur themelet e demokracisë përmes dhunës, që të mos ndryshohet procesi demokratik përmes presionit jodemokratik”.

Nisur edhe nga vendimi për të anuluar seancën parlamentare të ditës së nesërme, OSBE thekson se “ne bëjmë thirrje për sjellje të përgjegjshme dhe për rifillim të procesit demokratik në Kuvend, një nga arritjet e Shqipërisë demokratike modern”. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd