
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar pro djegies së mandateve të deputetëve të PD-së.
Në mbledhje u diskutua pikërisht kjo çështje, dhe mësohet se është votuar në unanimitet.
Ndërkohë, mbështetës së Partisë Demokratike u mblodhën në selinë blu duke brohoritur për këtë vendim.
Lulzim Basha tha përpara tyre se “28 vite pas rrëzimit të diktaturës, shqiptarët të bashkuar do të kenë në krahun e tyre PD-në, njerëzit tanë, do jenë në krah të qytetarëve si qytetarë të thjeshtë për të vendosur që kurrë më në Shqipëri të mos vendoset një regjim tjetër diktatorial”.
Ndërkohë, më herët kryeparlamentari Ruçi njoftoi anulimin e seancës së nesërme për shkak të protestës së paralajmëruar. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





