
Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi mësohet se ka anuluar seancën e nesërme të Parlamentit.
Vendimi vjen pasi opozita ka paralajmëruar një protestë tjetër të madhe para ndërtesës ku zhvillohen seancat plenare.
Të enjten në orën 10:00 opozita e bashkuar shqiptare do të mbajë para Kuvendit protestën e radhës kundër qeverisë, pas asaj të 16 shkurtit para Kryeministrisë.
Opozitarët kanë deklaruar se do të djegin mandatet e deputetëve, dhe do t’i bashkohen protestës qytetare jashtë Kuvendit.
Institucioni i Kuvendit ka publikuar rendin e ditës së seancës, por ndryshe nga njoftimet e zakonshme të mëparshme, ende nuk është caktuar orari kur do të nisë kjo seancë.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci ka shqyrtuar disa mundësi, nga shtyrja e seancës për një orë apo ditë tjetër, tek zhvendosja e saj në kryesinë e Kuvendit, e deri tek anulimi fare i saj. Ruçi do ta thotë fjalën e tij në orën 17:00 kur ka njoftuar një deklaratë për shtyp.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





