Transmetuar më 20-02-2019, 15:29

Listës së aplikantëve për t’u bërë pjesë e SPAK, i janë bashkuar sot disa emra të rinj, ndërsa nesër mbyllet afati i aplikimit.

Kështu ka shkuar në 22 numri i aplikantëve, me konkurrimin e Altin Dumani dhe Enkeleda Osmani (Xhengo), Elida Kackini ( Celami), Enkeleda Millonai, Masim Sota dhe Donika Prela, aktualisht drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Sakaq listës i është bashkuar edhe Elizabeta Imeraj, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, e cila ka qenë edhe prokurorja e Saimir Tahirit, duke e çuar në 23 numrin e aplikantëve.

Për këtë pozicion mund të kandidojnë të gjithë prokurorët që kanë mbi 10 vite eksperiencë dhe nuk kanë pasur masë disiplinore në fuqi. Përjashtohen nga kandidimi anëtarët e këshillit.

Data e aplikimeve ishte fillimisht deri më 6 shkurt, por ky afat u shty deri më 21 shkurt pasi nuk kishte mjaftueshëm kandidatë.

Deri më tani për të qenë pjesë e SPAK kanë aplikuar 23 prokurorë për 15 vende. Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

23 prokurorët kandidatë për në SPAK:

1.Klodjan Braho Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

2.Besnik Muci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

3.Anton Martini Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

4.Edvin Kondili Prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.

5.Ened Nakuci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

6.Eugen Beci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

7.Doloreza Musabelliu Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

8.Arben Kraja Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

9.Vladimir Mara Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

10.Dritan Prenci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

11.Shkelzen Cena Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Diber, aktualisht i komanduar në Prokurorinë e Tiranës.

12.Behar Dibra Prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.

13.Besim Hajdarmataj Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

14.Dorina Bejko Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

15.Vate Staka Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër

16.Fatmir Hoxhaj Drejtor në Drejtorinë e Administrimit të Pronës Shtetërore, Ministrinë e Financave, 12 vite në sistemin e Prokurorisë

17.Altin Dumani Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

18.Enkeleda Osmani (Xhengo) Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës

19.Elida Kackini (Selami) Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

20.Enkeleda Millonai, Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, aktualisht drejtuese e kësaj Prokurorie.

21.Maksim Sota Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë

22.Donika Prela Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Aktualisht drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

23.Elisabeta Imeraj Prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd