
Knut Flackenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ka zhvilluar takimin e parë me zëvendës ministrin e Jashtëm me kompetenca ministri, Gent Cakaj.
Ka qenë politikani europian ai që ka informuar lidhur me takimin, teksa shkruan, “Takimi i parë me ministrin e ri në detyrë për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj sot. Patëm një shkëmbim të mirë të pikëpamjeve mbi reformën e drejtësisë dhe situatën aktuale në Tiranë”.
Ky takim vjen lidhur me perspektivën evropiane të Shqipërisë, ndërkohë që situata politike nuk paraqitet aspak e qetë, teksa opozita ka paralajmëruar djegien e mandateve të deputetëve.
Lidhur me këtë vendim të opozitës, Fleckenstein është shprehur më jerët se, “Është detyra e opozitës për të ofruar një alternativë ndaj politikës aktuale në Parlament dhe nëse ata e konsiderojnë të nevojshme edhe jashtë Parlamentit. Në fund të ditës, çdo anëtar i Parlamentit vendos nëse ai ose ajo dëshiron të heqë dorë nga mandati i dhënë nga populli”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





