
Një shpërthim i fuqishëm është shënuar ditën e sotme në një banesë në Elbasan.
Ngjarja është shënuar në lagjen “Haxhias” të këtij qyteti në një banesë të braktisur.
Paraprakisht dyshohet se flaka i është vendosur godinës nga banorët e zonës, ku në shkurre kanë qenë të fshehur disa fishekë të cilët kanë plasur.
Zjarri mendohet se është vënë për shkak se banesa në fjalë ishte vend që përdorej nga përdoruesit e drogës, çka kishte krijuar shqetësim për banorët.
Si pasojë e shpërthimit, morën flakë edhe shkurret përreth, duke krijuar momente paniku në zonë.
Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur vënien e flakëve nën kontroll, ndërkohë që policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





