Transmetuar më 20-02-2019, 11:35

Ditën e nesërme është parashikuar të mbahet protesta e radhës e thirrur nga opozita, e cila ka paralajmëruar djegien e mandateve të deputetëve.

Por ndërsa protesta e së shtunës u mbajt para Kryeministrisë, nesër pritet që të zhvillohet para Parlamentit, teksa mbahet edhe seanca parlamentare.

Por për të shmangur incidente si ato të 16 shkurtit, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e saj.

Mësohet se janë rreth 1000 forca policie në terren për mbarëvajtjen e protestës, ku në hyrje të parlamentit do të jenë efektivët e rendit dhe forcat “Shqiponja”.

Po ashtu në gatishmëri do të jenë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bulevardin “Zhan Dark”

Për të penguar futjen e protestuesve në parlament në gatishmëri është Garda e Republikës, ku në rast të akteve të dhunës do të përdoret gaz lotsjellës. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd