Transmetuar më 20-02-2019, 09:22

Grace Justice, një 18-vjeçare amerikane nga Colorado, vetëm për të pasur mundësi që të shoqërohej në altar nga i ati, ishte e gatshme që të bënte gjithçka.

Kështu, kur i thanë se i ati ishte diagnostikuar me leucemi, vendosi të ndryshojë gjithçka, afroi ditën e dasmës dhe ndryshoi vendin ku do mbahej ceremonia.

Për të bërë të mundur që edhe i ati të ishte në dasmë, ajo e organizoi ceremoninë në ditën e Shën Valentinit, në spitalin ku ai është shtruar, ‘UCHealth Poudre Valley Hospital’ të Fort Collins

I gjithë stafi i repartit të onkologjisë e ndihmoi Grace që të organizojë ceremoninë.

Ambienti u zbukurua me lule nga mjekët dhe infermierët, shkruan noa.al.

“Çfarë eksperience fantastike për këtë familje, jam e lumtur që isha pjesëmarrëse në këtë martesë”, tha një infermiere. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd