










I hoqën thonjtë e gjymtyrëve në mënyrë që fëmijët ti afroheshin dhe të luanin me të. Është kjo ajo që ka ndodhur në kopshtin zoologjik të Rafah, në kufi mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit, ku protagoniste është një luaneshë.
Nën sytë e shumë vizitorëve, luaneshës iu shkulën thonjtë me një praktikë mizore me pinca dhe pa anestezi, por vetëm me një qetësues të thjeshtë.
Pamjet e këtyre momenteve po bëjnë xhiron e botës, teksa shumë fëmijë shihnin çdo gjë të terrorizuar, shkruan noa.al.
“Po mundohemi që të reduktojmë agresivitetin e saj, në mënyrë që të jetë sa më miqësore me vizitorët. Duam që fëmijët të mund ta prekin, pa pasur frikë s mund të gërvishten, ndërkohë që në turi mund ti vendosim një mbrojtëse”, tha pronari i kopshtit zoologjik Mohammed Jumaa.
Si justifikim për këtë veprim u dha mundësia që fëmijët të loznin me kafshën. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





