Transmetuar më 20-02-2019, 07:57

Efektivët e policisë së burgut të Fierit, kanë zbuluar 20 telefona celularë në tentativë për tu futur në qelitë e të dënuarve.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga efektivët, u bë zbulimi i 20 celularëve të markave të fundit.

Celularët dhe karikuesët të cilët mund ti shihni në fotografi, ishin fshehur brenda shtyllave të portave të mini futbollit.

Nuk bëhen më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd