Transmetuar më 19-02-2019, 21:29

Djali i kantautorit shqiptar Pirro Çako dhe sopranos Inva Mula është sulmuar nga grabitësit ditën e djeshme.

Anthony ka treguar me anë të dy postimeve në Instagramin e tij se kanë tentuar t’a grabisin dy djem të moshës së tij në mes të parkut.

Sipas Bordo, ngjarja ka ndodhur vetëm 5 minuta larg apartamentit ku jeton 24-vjeçari, i cili shkruan se “disa njerëz duhet të mbledhin veten në vend që të vjedhin iPhone-t e të tjerëve“.

Fatmirëisht ngjarja ka qenë pa pasoja, pasi artisti i ri jo vetëm që ka mundur të shpëtoj paq veten por edhe telefonin që ka qenë synimi i hajdutëve.

Anthony është djali i vetëm i çiftit të artistëve Pirro Çako dhe Inva Mula dhe pas ndarjes së prindërve vijon të jetoj në Paris të Francës ku edhe ka lindur.