Transmetuar më 19-02-2019, 20:27

Alda Deda vajza e ish-deputetes së Partisë Demokratike Albina Deda, sot ka mbushur plot 20 vite.

Në këtë 20-vjetor nuk kishte se si të  mungonte dhe urimi emocionues i së ëmës.

Albina ka bërë një postim emocionues për të bijën në rrjetet sociale.

Duke i uruar ditëlindjen, Albina shkruan se Alda ngelet e vogla e saj pavarësisht viteve që ecin.

Ish-deputetja, Albina Deda ka publikuar në rrjetin social’ Facebook’ një foto të së bijës dhe i uron asaj edhe 100 vite të tjera.

"Zoti e bekoftë jetën tende. Për mua ngelesh e vogla ime, edhe pse sot mbushe 20! Te dua pafundësisht! Gëzuar!’, shkruan ish-deputetja./a.k/noa.al/