Transmetuar më 19-02-2019, 13:19
Ritvan Zykaj

Prokuroria ka përfunduar hetimet ndaj Ritvan Zykaj, i cili akuzohet për masakrën e Selenicës, ku me breshëri kallashnikovi ekzekutoi tetë kushërinj të tij, mes tyre dhe dy të mitur.

Burg përjetë është kërkesa e organit të akuzës për 24-vjeçarin, teksa është dërguar dosja në gjykatë.

Ritvan Zykaj, autori i masakrës me tetë të vrarë në fshatin Resulaj të Selenicës u prangos një ditë pas krimit të gushtit të lënë pas, duke pranuar autorësinë.

24-vjeçari nuk ka shprehur pendesë për krimin e bërë, duke shuar familjen e vëllait të gjyshit të tij.

Ditën e krimit ai ishte akuzuar se u kishte vjedhur disa pula deti nga pjesëtarët e familjes që e ekzekuroi.

Kjo e dhënë u konfirmua edhe nga gjyshi i Ritvanit, i cili tha se ata ishin në një drekë dhe Ritvani u largua më herët.

Nga hetimet e Prokurorisë, i riu është gjetur fajtor për masakrën e 10 gushtit, ku ekzekutoi Demir Zykaj 75 vjeç dhe gruan e tij Perie, 72 vjeç, Besim Zykaj 43 vjeç bashkëshorten e tij Vasilika 42 vjeç si dhe dy fëmijët e tyre Sara 16 vjeçe dhe Ledioni 8 vjeç.

Po ashtu vrau edhe Azem Zykaj dhe Afërdita Zykaj. /a.y/noa.al

Vrau 8 kushërinjtë e tij në Selenicë, kërkesa e Ritvan Zykajt në qeli befason

Masakra e Selenicës, izolohen të mbijetuarit e familjes Zykaj

"Mos më bini në qafë se do ju bëj hatanë”, si Zykaj kishte paralajmëruar masakrën