Transmetuar më 19-02-2019, 12:17

U përdhunua dhe rrah nga dy meshkuj, të cilët e filmuan të gjithë skenën me telefon.

27-vjeçarja skoceze Jenna Johnson, nga Thurso, u përdhunua fillimisht nga dy meshkuj, ndërsa më tej u poshtërua prej tyre, pasi filmuan gjithçka me telefon duke e ruajtur si provë. Jenna nuk e përballoi dot gjithë këtë situatë, ndaj dhe i dha fund jetës.

Vajza u gjet e pajetë në shtëpinë e saj nga familjarët më 23 dhjetor, të cilët akuzojnë përdhunuesit si shkaktarë të vetëvrasjes së të resë.

Video me skenën e abuzimit nuk u publikua asnjëherë dhe në trupin e vajzës nuk kishte më shenja nga abuzimi, pasi kishte kaluar shumë kohë nga ngjarja, kështu që policia nuk arrin që të gjejë të dyshuarit.

E arkivuar si vetëvrasje, vdekja e Jenna nuk ka lënë të qetë familjarët e vajzës, të cilët kërkojnë që të gjenden fajtorët, shkruan noa.al.

Ata pretendojnë se e reja mund të jetë përdhunuar nga abuzuesit, çka mund ta ketë shtyrë drejt aktit të rëndë për shkak të turpit. /a.y/noa.al