Transmetuar më 19-02-2019, 11:00
Foto ilustruese

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep një njoftim të rëndësishëm për gjithë ata drejtues mjetesh që lëvizin në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë.

Bëhet me dije se qysh prej kësaj të marte, 20 shkurt 2019, trafiku i automjeteve për rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë , si shkak i punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Jugut, do të zhvendoset në qytet.

Kalimi i automjeteve, do të vijojë sipas përcaktimit të kryer nga ARRSH dhe Bashkia Tepelenë.

Lëvizja do të bëhet përgjatë gjithë aksit rrugor të markuar me vijat e verdha dhe sinjalizuese.

“Me këtë rast ju njoftojmë se çdo automjet i ndaluar, apo i parkuar përgjatë këtij aksi duhet të shmang qëndrimin, në rast të kundërt do të ndëshkohet sipas rregullave të Kodit Rrugor!”, thotë ARRSH. /a.y/noa.al