Transmetuar më 18-02-2019, 22:31

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në "360 Gradë", në Ora News, tha se nga dera e Kryeministrisë doli solucion kimik.
"Unë kam vjellë ditën e shtunë gjatë gjithë natës. Vjellja nuk vjen nga gazi lotsjellës.
U përdor lëndë kimike ushtarake. Vjellja dhe dhimbja në diafragmë nuk vjen nga gazi. Ujë që dilte nga dera e Kryeministrisë, ishte solucion kimik", shprehet Kryemadhi.
Sipas saj protestuesve nuk u janë bërë analizat.
"Dua të them që një kryeministër që i dhimbset më shumë një kërpudhë se sa shqiptarët, nuk po them këta vandalët", ka thënë më tej Kryemadhi./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





