Transmetuar më 18-02-2019, 21:11

Ai është një aktor humori mjaft i suksesshëm dhe i dashur për publikun, ndërsa ajo, ndonëse sot është më e tërhequr nga jeta publike, ka qenë Miss dhe është po ashtu piktore.

Bëhet fjalë për Florjan Binajn dhe bashkëshorten e tij, Sadina. Çifti ishte i ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, për të treguar historinë e tyre të dashurisë.

Ata janë takuar para 15 vitesh, teksa studionin në Liceun Artistik dhe prej asaj kohe vazhdojnë të duhen si ditën e parë.

Flori ishte në vitin e fundit për pikturë, ndërsa Sadina në vitin e parë.

Që prej atij takimi, i cili ishte dashuri me shikim të parë, Flori dhe Sadina nuk janë ndarë nga njëri-tjetri dhe sot janë prindër të dy fëmijëve, Krena dhe Glauk.