
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar menjëherë pas deklaratave të bërë nga kryeministri Edi Rama, për çështjen e djegieve të mandateve nga opozita.
Sipas Salianjit, Rama duhet të kuptojë se politika nuk është çështje topi.
Deputeti demokrat duke folur si tifoz i skuadrës së interit, i kujton Ramës se në kohën kur Juventus blinte arbitra dhe trukonte ndeshje, skuadra torineze u dënua rëndë dhe përfundoi në "Serinë B".
“Politika nuk është çështje topi! Rama dhe si tifoz është në faull! Si tifoz i Interit unë e kujtoj mirë që kur i dolën përgjimet Juventusit, që blinte arbitra dhe trukonte ndeshje ra në serinë B dhe u dënua rëndë! Moxhi nuk u lejua të drejtonte më asnje ekip.
Nuk thonë kot, kur takon një Juventin kontrollo xhepat! Rama dhe fatin e tij e ka si ekipi që ka zgjedh pêr shembull, nuk u dënua Juventusi përjetësisht por drejtuesi i tij!”, shkruan Salianji.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





