
Edhe Lëvizja Socialiste për integrim ka vendosur për djegien e mandateve.
Ky vendim u bë publik nga kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi pas mbledhjes së grupit parlamentar.
“Grupi parlamentar i LSI, vlerëson se djegia e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimitetin e qeverisë përmes votës së lirë. Prandaj ai vendosi djegien e mandateve dhe mandaton kryetaren e LSI për të marrë të gjitha hapat staturore dhe politike në përmbushje të këtij vendimi", tha Kryemadhi.
Ajo është mandatuar për të ndjekur më tej këtë proces, teksa më herët PD i tha "po” propozimit të Bashës për djegien e mandateve.
Kjo lëvizje, tha Kryemadhi, është e stimuluar nga ajo që e quajti qeveri e kriminalizuar dhe që punon për interest e saj, duke varfëruar qytetarët.
Mbetet për t’u parë reagimi konkret i mazhorancës, teksa përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së dhe BE-së shkuan sot në zyrën e Kryeministrit Rama. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





