Transmetuar më 18-02-2019, 17:26

Policia italiane e Napolit ka arritur të zbulojë një sasi prej 1 mijë e 250 kg lëndë narkotike.
Droga ishte e fshehur në dy kamionë të ngarkuar me qepë dhe portokalle, në Napoli.
Autoritetet kanë vënë në pranga tre persona, mes tyre edhe një shqiptar i identifikuar si Sami Bodini.
Dy të tjerët ishin shoferët e autobusit, ndërsa shqiptari ishte pasagjer në një nga kamionët ku u gjet sasia e drogës.
Të ndaluarit do të dalin përpara gjykatës për akuzat e ngritura ndaj tyre. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





