Transmetuar më 18-02-2019, 17:19

Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata vendosi të rikthehet në skenë pikërisht në Kosovë. Mbrëmjen e kaluar, ajo u shfaq në mes të Prishtinës në një koncert që u organizua për të festuar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ndër të tjera, pati dhe një intervistë me moderatorin Alaudin Hamiti ku tregoi emocionet dhe disa prej projekteve të rradhës.

“Sot kam emocionet e koncertit, por njëkohësisht jam duke menduar, kënga e rradhës, klipi, xhirimi”, u shpreh Elvana duke mos dhënë detaje të tjera.

Ndërkohë publiku është në pritje të komedisë “2 Gisht Mjaltë”, ku Elvana shfaqet për herë të parë si aktore krah mikut të saj, humoristit shqiptar Ermal Mamaqi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd