Transmetuar më 18-02-2019, 13:56
Foto arkiv, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha, Sali Berisha

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot se ka marrë miratimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për djegien e mandateve të deputetëve.

Pak minuta pas kësaj deklarate, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shkuar në zyrën e Bashës në selinë e PD.

Mësohet se mes dy aleatëve opozitarë po diskutohet lidhur me djegien e mandateve, për të cilat Kryemadhi nuk është deklaruar ende hapur.

Ndërkohë ditën e djeshme pak pas propozimit të Bashës për një veprim të tillë, ajo shkroi shkurt, “Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”

Sakaq në orën 17.00 të ditës së sotme LSI do të mbledhë grupin parlamentar. /a.y/noa.al

Basha: Grupi i PD unanim, djegim mandatet e deputetëve

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd