Transmetuar më 18-02-2019, 13:46

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot se mori miratimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për djegien e mandateve të deputetëve.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, i cili pretendon se zbulon arsyen.

“Pse digjen tani? Sepse nuk i bëjnë më dot asgjë reformës në drejtësi; As SPAK e as Byrosë Kombëtare të Hetimit, as Gjykatës Kushtetuese, as Gjykatës së Lartë, të gjitha në punë shume shpejt! Mekanizmi kushtetues çmonton bllokimin nga Kuvendi.

Të parëndësishëm shumë shpejt! Reforma e para, reforma përpara”, thotë Braçe. /a.y/noa.al

Basha: Grupi i PD unanim, djegim mandatet e deputetëve

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd