Transmetuar më 18-02-2019, 13:37

I fejuari vrau fëmijën e tyre, por ajo nuk e denoncoi duke thënë se e do shumë.

Dylan Daugherty, 23 vjeç akuzohet se ka rrahur për vdekje djalin e tyre Brooklyn Daughtery, por e fejuara Aeriel Spivey, 26 vjeçe nuk e denoncoi për shkak të dashurisë së madhe ndaj tij.

Vogëlushi i cili kishte vetëm shtatë javë që kishte ardhur në jetë, u rrah egërsisht nga i ati, pasi nëna e kishte lënë vetëm me të.

Gruaja kishte shkuar në punë në 28 qershor të vitit që lamë pas, ndërsa Daughtery kishte qëndruar në shtëpi për tu kujdesur për Brooklyn. Duke qenë se vogëlushi nuk po pushonte së qari, ai e rrahu egërsisht deri sa e vrau.

Mjekët konstatuan 60 fraktura në trupin e vogëlushit, të cilat zbuluan se ishin bërë në tre raste të ndryshme, çka tregon se vogëlushi ishte dhunuar disa herë, u provua në seancën gjyqësore të së enjtes së kaluar.

Vogëlushi gjeti vdekjen në shtëpinë e tyre në Houstan, të Texas, SHBA, por gruaja mohoi përgjegjësinë e partnerit të saj në krim, shkruan noa.al.

Gjatë marrjes në pyetje Spivey tha se e kishte mbrojtur të fejuarin, për shkak se e donte shumë. Por tashmë që të dy janë në pranga, ai nën akuzën e vrasjes dhe ajo si bashkëpunëtore. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd