

Një nënë e dëshpëruar e goditur nga tre ngjarje tragjike brenda 11 vitesh. Më e fundit ishte vdekja e djalit të saj 12 vjeç, Tayler, i cili humbi jetën në një aksident rrugor këtë të premte.
11 vite më parë ajo kishte humbur të shoqin, babanë e djalit, po në një aksident rrugor.
Ndërkohë gjashtë muaj më parë humbi edhe bashkëshortin e dytë, njerkun e Taylor, si pasojë e përplasjes me motor.
Gruaja Katie Jo Tolley është e shkatërruar e gjitha, pasi njerëzit më të shtrenjtë në jetën e saj, u shuan të gjithë në të njëjtën mënyrë.
Një mik i gruas ka bërë një apel në faqen ‘GoFundMe’, me synim mbledhjen e të ardhurave për mbulimin e shpenzimeve të funeralit, shkruan noa.al.
Vogëlushi Taylor humbi jetën pasi u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën në Bridlington, një qytezë në East Riding të Yorkshire, në Angli.
I mituri pësoi dëmtime në kokë, ku pavarësisht dërgimit në spital gjeti vdekjen. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





