



Nuk duket aspak i lehtë tensioni mes kunatave në familjen mbretërore angleze, Kate Middleton dhe Meghan Markle.
Pikërisht prej kundërshtive mes tyre, princi William dhe Harry, kanë vendosur që të ndajnë stafin. Sipas mediave angleze, gjatë javëve në vijim do të ketë një ndarje të bashkëpunëtorëve të përbashkët, në mënyrë që të dyja dukeshat të mbeten të kënaqura dhe të shmangen sherret në familje.
Kështu bashkëshortja e William, Kate, dhe ajo e Harry, Meghan, do mund të japin urdhra dhe direktiva, pa u druajtur nga kundërshtia e tjetrës.
Mediat angleze bëjnë fajtore Meghan e cila qysh kur hyri në familjen mbretërore, duket se ua ka bërë jetën të pamundur bashkëpunëtorëve të saj.
Nuk dihet se si do të ecin gjërat mes dy kunatave, pasi Meghan në muajin prill të sjellë fëmijën e parë në jetë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





