Transmetuar më 16-02-2019, 12:14

Së paku gjashtë persona kanë mbetur të lënduar të lënduar gjatë momenteve të tensionit para Kryeministrisë, gjatë protestës së opozitës.

Mendohet se gjatë momentit të tensionit dhe shtyrjes fizike me policinë, është përdorur gaz lotësjellës, çka ka shkaktuar edhe lëndimin e së paku tre protestuesve.

Disa prej tyre janë dërguar me ambulancë në spital, teksa bilanci i të lënduarve është ende paraprak.

Gjithçka ndodhi pas çarjes së kordonit të policisë dhe ndezjes së tymueseve, ndërsa pati edhe një zjarr i cili u shua në pak çaste.

Protestuesit rrethuan derën hyrëse, ndërsa disa prej tyre ngritën flamurin e Partisë Demokratike te Kryeministria.

Sakaq kryedemokrati Lulzim Basha tha se, Ministri i Brendshëm e di fare mirë që kordoni i policisë ka hapur radhët për të krijuar një skenë të tillë.

“Siç e shikoni rrinë duarkryq sepse kanë një skenar për të nxitur dhe për të stimuluar dhunë. Ka nisur para katër ditësh me deklarata të papërgjegjshme të Policisë, ka vazhduar gjithë mbrëmjen e djeshme, ditën e sotme, gjatë kohës që kanë qarkulluar protestuesit. Dhe tani ndërkohë që protesta filloi plotësisht në mënyrë paqësore dhe s’kam asgjë me efektivët, se efektivët kanë marrë lule nga ne në fillim të protestës”, deklaroi Basha.

Sipas tij, ka një skenar për të nxitur dhe krijuar dhunë. /a.y/noa.al

Tensioni te Kryeministria, Basha: Skenar për dhunë! Kryemadhi: Rama këto lotë nënash, ka për ti gabuar

Protestuesit mësyjnë në Kryeministri, ngrenë flamurin e PD. Ka të lënduar