Transmetuar më 15-02-2019, 22:11

Patosi u trondit këtë mbrëmje nga të shtënat me armë zjarri, ku shënjestër ka qenë një 52-vjeçar.

Noa ka mësuar se ai është Edmond Fejzullahu, 52 vjeç nga Patosi.

Në momentin e ngjarjes ai ishte në një makinë tip “Benz” në të cilën shihet të jenë zbrazur 6 plumba, të paktën me aq sa arrihet të evidentohet në foto.

I plagosuri ka shkuar vetë në spital me të njëjtën makinë, teksa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nuk dihen autorët dhe as shkaqet e ngjarjes, ndërsa Fejzullahu ka marrë dy plumba në kraharor. /k.k/noa.al/

Të shtëna me armë në mes të qytetit, qëllohet në drejtim të një personi