Fitore e "çmendur" mund të quhet ajo e Teutës përballë Kukësit, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Bregdetarët morën një rezultat të rëndësishëm duke fituar me shifrat 2-1.
Pjesa e parë foli për ekipin e Shkëmbit, që provoi disa herë të gjente golin, dhe në minutën e 27-të, pretendoi edhe për penallti me Kamara, por gjyqtari Xhaja nuk akordoi.
Teksa lojën e bënte Teuta, golin e gjeti Rexhinaldo, me një realizim mjaft të bukur nga jashtë zone, që shtangu Hidin.
Gjithsesi, në të dytën, Teuta u fut përsëri me të njëjtin synim, për të gjetur golin, dhe diçka të tillë e bëri Progni, me një realizim fantastik nga goditja e dënimit.
Kujtojmë që në përfundim të ndeshjes Teuta ishte me vetëm 9 lojtarë. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd