Transmetuar më 15-02-2019, 20:38

Opozita e bashkuar ka thirrur qytetarët në protestën e së shtunës (16 shkurt), në atë që e quan tubimin më të madh të mbajtur ndonjëherë.

Protesta do të kulmojë në orën 11:00 përpara kryeministrisë, teksa janë marrë edhe masat për mbarëvajtjen e saj.

Ndryshe nga herët e tjera, mësohet nga burime të opozitës se kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk do t’u drejtohen qytetarëve me fjalim.

Do të jenë këta të fundit që do ngjiten në podium për të folur.

Është folur shumë mediatikisht se çfarë do të ndodhë në këtë protestë, ndërsa përfaqësues të opozitës kanë thënë se “e kanë në dorë qytetarët”.

Më herët ka pasur edhe një përplasje mes PD-së dhe Policisë së Shtetit në lidhje me lejen për të protestuar, çka sipas autoriteteve nuk mund të protestohet në disa rrugë që duhet të jetë të lira për qytetarët. /k.k/noa.al/