Transmetuar më 15-02-2019, 19:24

Autoritetet greke kanë identifikuar dy shqiptarët e akuzuar për vrasjen e biznesmenit Aleksandros Stamatiadis, në prill të vitit të kaluar, në Kifissia.

Për arsye hetimore ata janë identifikuar vetëm me inicialet A.F, dhe T.K, ky i fundit i fshehur në Shqipëri, sipas mediave greke.

9db56ab7-0abc-482c-bc83-b65edc557322 - Copy

Mësohet se shqiptarët janë anëtarë të bandës së hajdutëve, të arrestuar 4 vjet më parë për plaçkitje dhe vjedhjen e disa banesave në Attikë dhe të liruar kohët e fundit.

Duke u kthyer të vrasja, 52-vjeçari Stamatiadis, u plagos rëndë nga grabitësit që hynë në shtëpinë e tij në Kifissia, dhe ndërroi jetë në spital rreth 19 ditë më vonë.

38c44388-e91f-4194-84da-e00bf96dc5b0 - Copy

Për të kërkuarin tjetër, ka dyshime se fshihet në një nga vendet e Bashkimit Europian. /k.k/noa.al/