Transmetuar më 15-02-2019, 12:13

Ata janë një prej çifteve më simpatikë të momentit, të cilët prej kohësh jetojnë bashkë si dhe dalin hapur.

Por moderatorja Fatma Methasani, është surprizuar në mes të emisionit nga partneri i saj në ditën e Shën Valentinit.

Asaj i kanë shkuar në studio disa tullumbace në formë zemre si dhe një buqetë me lule.

Lulet ia kishte dërguar partneri i saj, kuzhinieri i njohur Alfio Rrotani, nëpërmjet një punonjësi të televizionit.

E emocionuar, Fatma i ka ndarë këto momente me ndjekësit e saj duke shkruar, “Vetëm Alfios i shkon mendja të më surprizojë në mes të emisionit! Alfio Rrotani ti je vetë surpriza”. /a.y/noa.al