Transmetuar më 15-02-2019, 10:00

Një burrë i moshës 40-vjeçare në Kolumbi, u dënua nga gjykata e Baranquilla me 60 vite burg për pedofili.

Ai u shpall fajtor, pasi u provua se kishte abuzuar seksualisht me 276 fëmijë, vajza dhe djem.

Siç raporton Bbc, krimet janë kryer gjatë viteve 2007 dhe 2008.

I dyshuari Juan Carlos Sánchez Latorre, përdorte pseudonimin “Ujku i keq” për të publikuar online pamje dhe video nga abuzimet.

Ai u arrestua një vit më parë në Venezuelë, pas pesë vitesh në arrati. /a.y/noa.al