Transmetuar më 15-02-2019, 08:42

Në Sunderland të Anglisë, kamerat e sigurisë të një picerie ‘Pizza Hut’, filmuan një skenë të çuditshme.

Në pamjet që gjeni më poshtë shihet 37-vjeçar William Trotter, i cili hyn me forcë në lokal për të vjedhur paratë në kasë.

Por gjatë grabitjes ai u pre dhe la njolla gjaku. Pasi mori paratë ai u largua nxitimthi, por u rikthye sërish kur pa që ishte prerë.

Ai u fut sërish në lokal duke u munduar të pastrojë gjurmët e lëna. Ai miori në frigorifer një pije me gaz, të cilën e hodhi në dysheme, shkruan noa.al.

Një lëvizje e zgjuar, e cila gjithsesi nuk e shpëtoi, pasi policia e gjeti pikërisht në sajë të gjakut që tentoi të pastrojë me anë të pijes. /a.y/noa.al