Transmetuar më 14-02-2019, 18:13

Vendi po kalon një situatë aspak të qetë politike, duke filluar nga deklaratat e ashpra në distancë, e deri te debatet dhe fyerjet në seancat parlamentare çdo të enjte.

E një situatë e tillë duket se po shqetëson edhe ndërkombëtarët mbi atë se çfarë po ndodh.

Presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul, ka reaguar për këtë situatë duke u shprehur i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri.

“Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë së Shqipërisë. Çdo zgjedhje e ardhshme duhet të jetë e lirë dhe e drejtë, blerja e votave është e papranueshme.

Të drejtat e opozitës duhet të respektohen në Parlament. Më shumë përpjekje të nevojshme për të luftuar krimin dhe korrupsionin, përfshirë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit”, ka shkruar Daul në Twitter.

Të shtunën është paralajmëruar protesta e opozitës, ndërsa dy ditë përpara tubimit, në Parlament u regjistruan sërish përplasje mes opozitës dhe Kryeministrit Rama. /k.k/noa.al/