Transmetuar më 14-02-2019, 17:58

Disa kohë më parë, këngëtari Vitmar Basha tregoi se është në një lidhje dashurie me Marsela Çibukaj.

Nuk ka vonuar edhe konfirmimi nga ana e këngëtares e cila ka zgjedhur koncertin e tij, për ta bërë publike lidhjen.

“Janë disa gjëra që nuk shpjegohen dot me fjalë…sidomos dashuria”,-shkruan Marsela bashkangjitur fotove ku shfaqet me partnerin e saj, Vitmarin.

Vitmari ka jetuar 15 vite në Itali, por u rikthye në Shqipëri në vitin 2009. Ai u shpreh kohë më parë në emisionin “Lart e poshtë” se Marsela ka qenë muza e tij për këtë album të ri.