Transmetuar më 14-02-2019, 10:57
Kryedemokrati Lulzim Bashes gjate fjales ne Kuvend

Kryedemokrati Lulzim Basha tha në fjalën e tij në Kuvend, se protesta e së shtunës është më e madhja që vendi ka njohur në 30 vite, për të diktuar ndarjen e politikës nga krimi.

Ai deklaroi se nëpërmjet saj do i jepet fund vjedhjes me ligj. “Sot kemi një problem të gjithë problemeve, këta që kemi pas janë kapur në vjedhje në flagrancë, duke vjedhur ekonominë, taksat, votat e shqiptarëve. Ndaj duhet një qeveri tranzitore, një Kryeministër i pa kapur nga krimi dhe zgjedhje të parakohshme për të pasur një parlament të popullit. Ky sistem duhet përmbysur”, u shpreh Basha.

Sipas tij, pa u përmbysur ky sistem, nuk mund të ndërtohet asgjë e mirë për popullin.

Duke replikuar ndaj tij, Kryeministri Edi Rama kujtoi se i pranishëm ndodhet kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut.

“Zoti Talat Xhaferi, ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mirëpritjes, por ju siguroi që fëmiu që sapo foli, jo vetëm nuk i mendon se çfarë thotë, por nuk di se çfarë thotë, edhe një herë j kërkoj ndjesë”, u shpreh Rama. /a.y/noa.al

Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat e Maqedonisë, Rama: Ju jemi pranë