Transmetuar më 14-02-2019, 10:29

Dita e sotme 14 shkurti, njihet ndryshe si Shën Valentini ose dita e të dashuruarve.

Me këtë ditë, aktori i humorit Julian Deda ka publikuar një fotografi me të shoqen dhe ka bërë një urim të ndjerë.

“Dashurinë as mos e shit, se nuk ta blen njeri dhe as mos tento ta blesh, se ta japin false.

Thjesht dhuroje, është bio dhe zgjat”, shkruan Juli.

Ai dhe Armanda janë të martuar prej shumë vitesh dhe kanë dy fëmijë, djalin Mateo dhe vajzën Reina.

Ata shihen mjaft të lidhur me njëri tjetrin dhe këtë atori e tregon nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetet sociale. /a.y/noa.al