Shkon në 14 numri i viktimave të aksidentit, Maqedonia shpall dy ditë zie
Transmetuar më 14-02-2019, 07:59

Shkon në 14 numri i viktimave të aksidenti të rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Shkup-Tetovë.

Mësohet se gjatë natës ka gjetur vdekjen edhe një i plagosur tjetër.

Sakaq Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev me vendim qeverie, shpalli dy ditë zie në nder të viktimave, më 14 dhe 15 shkurt.

Aksidenti ndodhi teksa një autobus me pasagjerë humbi kontrollin duke rënë në humnerë.

Bëhet me dije se mes viktimave ka dhe shqiptarë, ndërkohë që nuk konfirmohet ende kombësia e viktimave dhe të plagosurve. /a.y/noa.al

13 viktima nga përmbysja e autobusit në Tetovë, publikohen pamjet e rënda